Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga drejtori i Komisionit për lidhje fetare, Darjan Sotirovski, sot zhvilloi takim me udhëheqësit e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në republikën e Maqedonisë, të udhëhequr nga Reis Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, shkruan Telegarfi Maqedoni.
Në takim u bisedua për çështjet aktuale në interes të BFI-së, si dhe për problemet e funksionimit të myftinisë.
Për BFI-në temat me interes ishin lidhjet me institucionet arsimore, me theks të veçant problemi i statusit të shkollave të cilat propagandojnë dhe mësojnë fanatizmin dhe radikalizmin fetar.
Kryeministri Zaev i paraqiti qëndrimet e Qeverisë për respektimin dhe nevojën e lirive fetare të qytetarëve dhe për përmirësimin e komunikimit me bashkësitë featre, zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e besimit të ndërsjellë si faktor kryesor për ngritjen e një shoqërie të përbashkët. /Telegrafi/
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...