Kroaci, rënia e numrit të nxënësve shkakton tepricë të mësimdhënësve

13:01 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Rënie e vazhdueshme e numrit të nxënësve është regjistruar gjatë shtatë viteve të fundit, kurse vetëm në këtë vit të ri shkollor janë mbyllur shtatë shkolla rajonale

Trendi i rënies së numrit të nxënësve të klasës së parë në Kroaci vazhdon në vitin e shtatë radhazi. Kështu në bankat shkollore do të ulen rreth 40 mijë nxënës, mbi dy mijë më pak nga viti i kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë kroate të Shkencës, Arsimit dhe Sportit (MSHAS), në vitin shkollor 2017/2018 në shkollat e mesme mësimin do të ndjekin mbi 310 mijë filloristë.

Nga ky numër në bankat shkollore për herë të parë do të ulen 40.115 nxënës, që është për 2.139 më pak nga viti i kaluar.

Në 18 nga 21 qarqe sa ka në Kroaci është regjistruar rënie e numrit të fëmijëve të regjistruar në klasë të parë.

Rënie e vazhdueshme e numrit të nxënësve është regjistruar gjatë shtatë viteve të fundit, kurse vetëm në këtë vit të ri shkollor janë mbyllur shtatë shkolla rajonale.

Të dhënat e MSHAS tregojnë se edhe në qytet e mëdha si Zagrebi, Split dhe Zara po ashtu ballafaqohen me rënie të numrit të nxënësve.

Për shkak të rënies së numrit të nxënësve vjen deri te ajo ku mësimdhënësit mbesin tepricë, thonë në nga Sindikati i mësimdhënësve “Preporod” (Rilindje), por nga MSHAS thonë se teprica e kuadrit do të shpërndahet në përputhje me programet e reja arsimore.

Këtë vit 3.292 nxënës me nevoja të veçanta do të kenë asistent personal në klasë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme