Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka refuzuar që t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit të ri Dritan Abazoviq sipas protokollit.
Krivokapiq ka thënë se nuk ka dëshiruar t’ia dorëzojë detyrën dikujt që, sipas tij, nuk ka legjitimitet për postin e kryeministrit, raportojnë mediat malazeze.
Në vend të pranim-dorëzimit të detyrës, ish-shefi i ekzekutivit malazez i ka lënë një mesazh në zyrë shefit të ri.
“Kjo, meqë kemi pasur shkelje kushtetuese dhe të procedurave. Nuk dua t’i jap legjitimitet shkeljes demokratike dhe ligjore. E lashë një mesazh të qartë në kabinet sa i përket tranzicionit”, ka deklaruar ai.
Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër para dy ditësh pasi mori shumicën e votave në Parlamentin malazez duke u bërë kryeministri i parë shqiptar në Malin e Zi.
Fillon intervistimi i komisionerëve për manipulimet me vota ...
Dita Botërore Kundër Kancerit
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijev...
82 vjet nga Maskara e Tiranës
Osmani: Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja
“Nata e tmerrit”/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrim...