Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u takua me kryetaren e Parlamentit Evropian, Reberta Mecola.
Kovaçevski si veçanërisht të rëndësishëm e vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm të Maqedonisë së Veriut me Parlamentin Evropian në kuadër të Dialogut Zhan Mone, përmes diskutimeve të Komitetit të Përzier Parlamentar, si dhe punën e përkushtuar të deputetëve të PE-së për avancimin e vendit në realizimin e standardeve në procesin e anëtarësimit në BE.
Në takim u theksua përparimi në reformat në gjyqësi, sundim të së drejtës dhe se në raportin e fundit të KE-së për Maqedoninë e Veriut, u përmend se vendi ka gatishmëri të zbatojë rekomandimet e Parlamentit Evropian.
Gjatë bisedimeve në Parlamentin Evropian, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Kovaçevski e informoi kryetarin e PE-së Mecola për gatishmërinë e fuqishme të qeverive në Shkup dhe Sofje për të dyfishuar përpjekjet e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve me synime të qarta për përshpejtimin e procesit të mbajtjes së Konferenca e parë Ndërqeveritare me BE-në.
Në mbledhje të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i MPJ-së, Bujar Osmani./Telegrafi/
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës