Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij njëditore të punës në Bruksel, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim, kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje për angazhimin e Josep Borrell, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Kryeministri Kovacevski dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian Josep Borrell theksuan nevojën për të vepruar shpejt dhe për të arritur interesin strategjik të BE-së dhe përfitimin nga zgjerimi në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si prioritet për sigurinë evropiane”.
“Në këtë drejtim, u shpreh se është koha për të gjetur një zgjidhje dinjitoze evropiane për të zhbllokuar fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.
Gjithashtu shtohet se gjatë bisedës u theksua se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe zbatimit të tyre në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, dixhitalizimit dhe agjendës së gjelbër./Telegrafi/
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...