Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se mesazhet janë të qartë dhe se pas shumë viteve, Bashkimi Evropian është i gatshme për zgjerim dhe pranimin e anëtareve të reja deri në vitin 2030.
“Nëse i kalojmë vendimet e nevojshme në Kuvend, në vitin 2030 do të jemi vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të anëtarësohet në Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri Kovaçevski, në “Samo visitina” në Kanal 5.
Ai shtoi se nëse tani nuk miratohen vendimet e nevojshme, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria do të jenë para Maqedonisë, kurse vendi do të jetë bashkë me Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.
“Ato janë shtete që kanë probleme elementare në funksionimin e vet. Unë nuk pajtohem që shteti ynë dhe qytetarët të mbeten në grupin me Kosovën dhe Bosnjën në eurointegrime”, u shpreh ai.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...