Ai kërkon nga Qeveria e Greqisë që paralelisht të del me qëndrim nëse pajtohet ose jo me propozimet e Zaevit.
Përgjegjësi për politikën e jashtme në partinë opozitare greke Giorgos Koumoutsakos, thotë se propozimet e Qeverisë së Maqedonisë për amendamentet kushtetuese, po e bëjnë edhe më të keqe Marrëveshjen e Prespës.
Ai kërkon nga Qeveria e Greqisë që paralelisht të del me qëndrim nëse pajtohet ose jo me propozimet e Zaevit.
“Propozimi i Zaevit për ndryshim të Kushtetutës së vendit fqinj, po e bën edhe më të keqe Marrëveshjen e Prespës. Mbetet neni 36, i cili jo vetëm që përmban por edhe nxit irredentizëm. Gjithashtu e konfirmon insistimin e Shkupit për ekzistimin e “kombit maqedonas”. Edhe pse qeveria e pohon të kundërtën, duhet të del me njëherë dhe të qartësojë nëse pajtohet ose jo me propozimin e Zaevit”, thotë Koumoutsakos.
Ai prej në fillim ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur mes Zaevit dhe Tsipras, me arsyetimin se termi “Maqedoni” nuk duhet t’i jepet Shkupit zyrtar.
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...