Google ADS

Kostovska: Vaksina diteper nuk ka qenë shkaktar i vdekjes së foshnjave

08:40 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Vaksina diteper nuk është shkaktar i vdekjes së dy foshnjave të porsalindura, sepse fëmijët as që kanë marr këtë vaksinë, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, por përkundër kësaj do të hetohen shkaktarët e vdekjes.  Prindërit nga ana tjetër mbeten në qëndrimin se foshnjat janë vaksinuar para të ndërrojnë jetë.

“Edhe pse zyrtarisht na informuan, nuk kishim të dhëna zyrtare se diçka po ndodh, ndoshta si rezultat i aplikimit të vaksinës, megjithatë për  momentin janë formuar komisione, në të dyja shërbimet për imunizim ku ishin përfshirë këto fëmijë, që saktësisht të kontrollohet se sa u është bërë vaksinimi i këtij lloji apo jo, apo nëse fare nuk janë vaksinuar”, tha Jovanaka Kostovska- ministria e shëndetësisë.

Autoritet thonë se vaksina diteper është e sigurt. Kjo vaksinë jepet kundër tetanusit, difterisë dhe pertusis. Por prindi i foshnjës nga Studeniçani thotë për Alsat se të premten, dy ditë para se të ndërroj jetë fëmija është vaksinuar në ambulancën e Draçevës dhe këtë  e dëshmon edhe regjistri i  vaksinimit të fëmijës i cili gjendet në institutin e mjekësisë ligjore. Ditë më parë drejtori i Institutit, Aleksej Duma konfirmoi për Alsat se një nga pistat e hetimit është vaksina.

“Po, e kemi ne atë informatë, por ende është herët të ndërtojmë qëndrim sepse ende po bëhen analizat. Organet operative e kanë bërë punën e tyre ashtu siç duhet, veprimet para hetimore janë ndërmarrë, janë siguruar të gjithë informatat që duhet t’i posedojnë që të na japin në dispozicion si dyshime në mendimin e prokurorit gjatë formulimit të urdhrit”, tha AleksejDuma, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore.

Prindërit e fëmijëve të cilët në dhjetor reaguan te institucionet kompetente se vaksinat e këtilla janë furnizuar nga Bullgaria dhe ka gjasa të mos jenë të sigurta, thonë se deri më tani nuk kanë marr asnjë përgjigje. Pohojnë se medikamentet përmbajnë substanca të plumbit dhe zhivës, të cilët janë të dëmshme për shëndetin  fëmijëve.

Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov nuk beson se shkaktar i  vdekjes është vaksina. Ai thotë se rasti më tepër ka të bëjë me ngritjen e amullisë për uljen e interesit për marrjen e vaksinës.

“Ai që e lëshuar këtë informacion ka pasur si idenë të shkaktoj panik dhe të ndikoj seriozisht në përqindjen e vaksinimit në Maqedoni, respektivisht me deklarata kundër vaksinimit, të ndikoj në rrënimin e sistemit të vaksinimit që ekziston në Maqedoni”, u shpreh Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Nga mjekësia ligjore  thonë janë në procedurë e sipër për konfirmimin e shkaqeve të vdekjes së foshnjave për të cilat informoi televizioni Alsat. Ekspertiza bëhet me kërkesë të Prokurorisë, dhe rezultatet pritet të publikohen deri në fund të javës. /alsatm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme