Në deklaratë për mediat, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “mendimi i Komisionit të Venedikut ende nuk është zyrtar. Komunikimi i institucioneve vazhdon”.
“Është joparimore të komentojmë draft-version, megjithatë duhet që Komisione i Venedikut zyrtarisht të del me mendimin e vet, dhe më pastaj do të mund të komentojë”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kostadinov shtoi se ende ka komunikim mes institucioneve dhe Komisioneve të Venedikut dhe kjo mund të ndikojë në vendimin zyrtar të këtij komisioni.
Sipas draft-versionit, Komisioni i Venedikut ka vërejtje dhe kërkon që ligji të rishqyrtohet pa shfrytëzimin e procedurës së shkurtër në Kuvend, për shkak, siç është theksuar, edhe pse avancohet gjuha shqipe, institucioneve ju imponohen detyrime ligjore joreale.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi