Komisioni për partneritet demokratik në Dhomën e përfaqësuesve në Kongresin amerikan i kanë adresuar një letër kryeministrit Zoran Zaev, përmes së cilës e inkurajojnë për guximin për vazhdimin tutje drejt ndryshimeve kushtetuese që janë të patjetërsueshme për Marrëveshjen për emrin, me Greqinë.
Letra e nënshkruar nga Peter Roscam, kryesues i Repubikanëve, dhe David Price, zv.kryesues i Demokratëve, është dërguar në emër të 20 kongresmenëve, Republikanë e Demokratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kongresmenët përshëndetin numrin e madh të votave “për” për Referendumin e mbajtur më 30 shtator të këtij viti. Sipas tyre, demokracia nuk është vetëm zgjedhje të lira, por edhe ajo që ndodh brenda dy cikleve zgjedhore.
Ata vlerësojnë se tani është çasti që bota ta sheh energjinë demokratike në Maqedoni.
Njiherit, kongresmentët ritheksojnë përkushtimin e Kongresit në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Maqedoni
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë