Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar se një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e djegies tragjike në diskotekën “Puls” në Koçan.
Ky është rasti i 60-të i viktimës nga ky incident.
Taravari tha se viktima, një burrë 35-vjeçar, po trajtohej në Lituani dhe kishte qenë në gjendje tepër të rëndë, me djegie të shumta në trup.
Ai theksoi se pacienti kishte pësuar më shumë se 40% djegie të trupit, duke krijuar mundësi për infeksione të rrezikshme.
“Njëri prej 116 pacientëve të cilët i dërguam jashtë shtetit në mëngjes ka ndërruar jetë. I ishte pacientë 35 vjeçar i cili ndodhej në Lituani, praktikisht prej këtyre 4-5 pacientëve kritik ishte në gjendje më kritike. Prej 1 prillit ishte i vendosur në dializë pasi që nisi të mos i funksionojnë edhe veshkat. Përndryshe ka pasur plagë nëpër trup mbi 40 për qind të trupit të djegur që është derë për tu paraqitur infeksionet”, deklaroi Taravari.
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...