Komuna e Zhelinës shënon plotë 23 vite që nga themelimi. Në këtë përvjetor, kryetari Blerim Sejdiu shfytëzoi rastin t’ju urojë të pranishmëve këtë festë të veçantë, njëkohësisht duke prezantuar para të pranishmëve raportin dy vjeçar, një përmbledhje të projekteve dhe aktiviteteve të realizuara.
Kryetari Sejdiu theksoi se një nga objektivat kryesore të këtij institucioni është përmirësimi i qasjes drejt shërbimeve për qytetarët tanë, me qëllim të arritjes së një niveli më të lartë të transparencës.
“Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet bazë në punën tonë”, u shpreh Kryetari Sejdiu. Përmes këtij raporti të botuar, qytetarët nga afër do të ndjekin punën tonë, duke u njoftuar për progresin dhe investimet kapitale përgjatë dy viteve.
“Tashmë dy vite në detyrë si kryetar i komunës së Zhelinës,filloj punën në mëngjes me po të njëjtin entuziazëm ashtu siç jam betuar edhe në fillim,me të vetmin synim, të sjell ndryshimin në Zhelinën e qytetarëve të mi, atyre që më lejuean të shërbej si kryetar i komunës sonë. Që nga momenti kur kemi shpalosur prioritetet, jemi zotuar se do të punojmë për jetësimin dhe administrimin e projekteve të rëndësishme në komunën e Zhelinës, për një qeverisje dhe shërbim sa më efikas për qytetarët. Sfidat e menaxhimit dhe qeverisjes kërkonin një transformim të thellë institucional, instalim të një klime të re brenda komunës,ndërsa qytetarëve t’u kthehet shpresa se me vullnet të mirë, bashkërisht do të punohet për të mirën e këtij vendi. Edhe përkundër faktit që niveli i bashkëpunimit ndërinstitucional, i pushtetit qëndror me atë lokal,ka vazhduar me qasjen selektive, arritëm të krijojmë kontakte me kompani dhe institucione serioze, me qëllim të implementimit të projekteve prioritare dhe përmbushjes së objektivave konkrete. Një nga objektivat kryesore ka qenë dhe mbetet përmirësimi i infrastrukturës shkollore. Nxënësit e Pallaticës filluan vitin e ri në një ambient të ri shkollor, ashtu siç ishte paraparë në projektin e rikonstruimit të kësaj shkolle, projekt ky i realizuar me sukses, me mjete të siguruara nga Banka Botërore, përmes Ministrisë së Financave dhe me kofinancim të Komunës së Zhelinës. Përmes aplikimit të suksesshëm në projektin i cili realizohet në bashkëpunim me UNDP dhe me mbështetje financiare nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në implementim e sipër është rikonstruimi i shkollës “Rahmetullah Ameti”, në fshatin Çiflik; instalimi i nxemjes qëndrore në shkollën “Luigj Gurakuqi”, fshati Leshnicë e epërme; rikonstruimi i nyjeve sanitare në shkollën “Fan Noli”, fshati Pallaticë. Ndërkaq, përmes projektit “Mbështetje Nordike për Progresin e Maqedonisë së Veriut”, Komuna e Zhelinës aplikoi me propozim Projektin për rikonstruim të objektit të shkollës fillore “Ibrahim Temo”-Strimnicë. Nga rezultatet e shpallura nga UNOPS, Komuna e Zhelinës arriti të rangohet në top katër komunat fituese të këtij projekti. Ashtu si viti paraprak, edhe viti 2019 filloi mbarë për vetë faktin që tashmë qytetarët janë pjesë aktive në procesin e vendimarrjes, nëpërmjet kanalit për komunikim të drejtpërdrejtë në internet faqen e komunës, nga afër ndjek qëndrimet dhe vlerësimet e tyre. Për herë të parë përmes kësaj platforme qytetarët kanë mundësi të paraqesin shqetësime, të parashtrojnë kërkesa dhe ankesa. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet bazë në punën tonë. Si rezultat i projekteve të realizuara dhe të tjera që janë në progres e sipër, arritëm të zgjidhim probleme që qytetarët kishin pritur me vite për rezultate konkrete. Në aspekt të infrastrukturës rrugore, këtë vit në fokus kanë qenë rrugët që kanë qenë më të dëmtuara dhe që kërkonin intervenim të menjëhershëm, siç është rruga e Grupçinit, Novo Sellës, Strimnicës, Treboshit, ku disa janë lëshuar në përdorim dhe të tjera që do të lëshohen së shpejti. Arritëm të zgjidhim problemin e rrjetit të kanalizimit në disa vendbanime, si dhe instalim të rrjetit të ujësjellësit në zonat kyçe. Më gëzon fakti që ndërtuam rrjetin e kanalizimit fekal dhe sistemin e ujësjellësit në zonën industriale në Zhelinë,duke zgjidhur përfundimisht problemin e ujit të pijshëm për banorët e fshatit Zhelinë. Përveç kësaj, instaluam sistem të klorimit të ujit të pijshëm në Strimnicë dhe rrjet të ujësjellësit në Kopazhdoll. Të gëzosh një fëmijë është ndjenja më sublime që na bën të mos ndalemi kurrë së punuari. Instaluam dy kende për fëmijë në fshatin Çiflik dhe në fshatin Dëbërcë. Vogëlushët e fshatit Çiflik dhe fshatit Dëbërcë tashmë kanë këndin e tyre ku do të mund t’a shprehin gëzimin e tyre fëmijëror, që nesër me ëndje t’i kujtojnë këto momente. Promovimi i këndeve për fëmijë, për më të vegjëlit, si nismë do të vazhdojë edhe në vitin ne vijim, përfshirë vendbanimet: Merovë, Sallarevë, Trebosh, Strimnicë, Zhelinë, Llërcë, Grupçin, Rogle,Novosellë si dhe Cerovë. Përgjatë dy viteve shndërruam Zhelinën në qendër të aktiviteteve kulturore. Në vitin 2018, Komuna e Zhelinës për herë të parë organizoi Festivalin e Trashëgimisë Kulturore, një manifestim pesë ditor me karakter socialkulturor dhe folklorik, dhe me pjesëmarrje të të gjithë fshatrave që gravitojnë në komunën e Zhelinës. Kjo traditë e manifestimit vazhdoi edhe këtë vit, me ç’rast u mbajt edhe edicioni i dytë i “Sofra Fest” (26-28 Korrik, 2019), me performancë të shkëlqyer të artistëve eminentë, ndëkaq u promovua edhe sporti i mundjes me pelivana. Përmes sofrës tradicionale, kampingut e rrëfimeve të moçme, u promovua fshati Sallarevë si destinacion turistik. Zhelina ka potencial të jashtëzakonshëm të zhvillimit të turizmit rural. Projekti i turizmit në fshatin Sallarevë së shpejti do të materializohet, tashmë jemi në fazë negocimi bashkë me investitorët për të implementuar këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm. Jam krenar që bashkë me ekipin jemi angazhuar maksimalisht për të sjell ndryshimin në Zhelinën tonë.Do të vazhdojmë me vendosshmëri dhe përkushtim të përmbushim obligimet tona, të jemi më afër qytetarëve, dhe me punë intenzive të korrim suksese të përbashkëta. Së bashku le të ndërtojmë të ardhmen” ka shkruar kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu në raportin e publikuar.
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christo...
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...
Dalin pamjet/ Këtu u takua Naim Murseli dhe Granit Plava pak...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin pamjet e di...
Babë e bir që terrorizuan Bondin, planifikuan sulmin për shu...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...