Komuna e Likovës dhuron 400.000 denar qytetarëve të Lagjes së Trimave

14:26 | 13 Qershor 2015
M. A.

Në seancën e 17 të Këshillit të Komunës së Likovës, u morr vendim që të ndahen 400.000 denar për familjet e dëmtuara nga Lagja e trimave në Kumanovë.

“Sot në seancën e 17 të Këshillit të Komunës së Likovës u soll Vendimi për ndarjen e ndihmës financiare për të dëmtuarit në Lagjen e trimave në Kumanovë.
Vlera e ndihmës financiare është 400.000 den. E dimë se ndoshta ndihma e dhënë nuk është e mjaftueshme, por sado pak me gjitha komunat tjera, e qytetarët tjerë shqiptar human, po i dalim në ndihmë vëllezërve tanë”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e Komunës së Likovës, transmeton zhurnal.mk.

Shpërndaje në rrjete sociale