“Ligji i ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ka një numër të madh të aspekteve pozitive”, është vlerësimi i Komisionit të Venedikut, i cili ka rishikuar propozim-ligjin më 16 dhe 17 mars dhe ka përfunduar se ai është shumë më i mirë se ligjit aktual.
Si dobi në ligjin e ri Komisioni i Venedikut përmend paditë për mbrojtje nga diskriminimi në interes publik (actio popularis), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa si vlerësim pozitiv është cekur edhe pavarësia financiare e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, si dhe zgjerimi i përgjegjësisë dhe kompetencave të tij.
Komisioni i Venedikut gjithashtu ka vlerësuar edhe atë që shoqatat relevante dhe organizatat tjera mund të inicojnë procedura në emër ose në mbrojtje të viktimave të diskriminimit.
Komisioni i Venedikut ka dhënë gjithashtu disa rekomandime që ligji të përmirësohet dhe të sigurohet miratim me ndërkombëtarët si dhe standardet evropiane.
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...