Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për takimin e liderëve të Bashkimit Evropian (BE) – Ballkanit Perëndimor. Ajo u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
Samiti i Liderëve zhvillohet sot dhe nesër, dhe përveç përfaqësuesve të RMV-së, të pranishëm do të jenë edhe udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Tema kryesore do të jetë Plani i Rritjes së BE-së për rajonin.
Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor u promovua nga Komisioni Evropian në tetor 2023. Ai synon të stimulojë rritjen ekonomike në rajon dhe të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me BE-në./Telegrafi/
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...