Komisionerja e BE-së kritikon Vuçiqin: Të ndalet dhuna, policia të respektojë të drejtat e protestuesve

11:11 | 9 Shtator 2025
E.K

Komisionierja e Bashkimit Europian për Zgjerim Marta Kos ka kritikuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq për mënyrën si e ka menaxhuar situatën e protestave në vend.

Ajo tha se njerëzit kanë të dreëjtë të protestojnë dhe bëri thirrje që dhuna e rëndë në rrugët e Serbisë të ndalet dhe policia të veprojë duke repsektuar të drejtat themelore.

“Kemi një problem në Beograd. Populli ka të drejtë të protestojë. Dhuna e rëndë në rrugët e Serbisë, aktet e shumta të vandalizmit duhet të ndalen. Presim që policia të veprojë në mënyrë të përshtatshme dhe të respektojë të drejtat themelore”

Kritika pati ndaj Vuçiç dhe ndaj kryetares së Parlamentit Ana Brnabiç për komentet që ata kanë bërë kundër Bashkimit Europian. Ajo e këshilloi qeverinë serbe të përqendrohet te reformat e nevojshme për anëtarësim, të sigurohet për pavarësinë e mediave dhe të bëjë një ligj zgjedhor që të sigurojë se vullneti i popullit serb vendos mbi shumicën në parlament.

“Gjithashtu, deklaratat e Presidentit Vuçiç dhe Presidentes së Parlamentit Brnabiç kundër Bashkimit Europian nuk do ta përmirësojnë imazhin e Serbisë në Evropë. Kur i quan anëtarët e Parlamentit Evropian plehra, atëherë kjo tregon një kuptim të dyshimtë të demokracisë. Këshilla ime për qeverinë është të përqendrohet në reformat e BE-së, siç na premtoi mua dhe presidentes Von der Leyen kohët e fundit”.

Protestat në Serbi nuk janë ndalur as këtë javë, teksa mijëra njerëz të udhëhequr nga studentët, akuzojnë policinë për brutalitet dhe dhunë.

Protestat filluan në nëntor kur një tendë u shemb në një stacion treni në veri të Serbisë, duke vrarë 16 persona.

Të ngjashme