Kombet e Bashkuara e ndërruan referencën “Ish Republika e Jugosllavisë Maqedonia”, me emrin “Maqedonia e Veriut” në listën e shteteve të pranuara.
Ndërrimi në KB është bërë më 14 shkurt në orët e vona. Ministria e Punëve të Jashtme me notë verbali i njoftoi KB për ngjarjet e ndryshimit të emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit me ndërmjetësimin e KB-së për pranimin e ‘Republikës së Maqedonisë së Veriut’, është e mirëseardhur, hap ‘historik’ që duhet mbështetur edhe vendet anëtare rajonale dhe ndërkombëtare”, shkroi Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres.
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend