Komandant Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së SHVL-UÇK-së

08:39 | 29 Tetor 2015
Arbresh.info

Shkup – Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së SHVL-UÇK-së, lidhur me tendencën e disa medieve dhe qarqeve maqedonase për njollosjen e luftës së vitit 2001, njofton agjencia e lajmeve INA.

“ShVL-UÇK pa emër dhe mbiemër, nuk qon pesh kjo deklaratë. Po kjo ShVL-UÇK qe 14 vite prej formimit të saj nga funksionar të BDI-DUI përveç që kanë pasur përfitime personale asgjë deri tani nuk kanë bërë për ish-UÇK e demobilizur të 2001-it.

Vrasje, burgosjet me procese të montuata dhe lënie të ish-ushtarëve të UÇK-së në duart e politikanëve maqedon me nënçmime dhe ofensiva të shumta. Dhe që njëherë që se patën guximin të dalin publikisht të ju thonë stop nënçmimeve të UÇK-së se do të ndërmarrim këtë ose atë hap për ta mbrojtur këtu ushtri. Rasti Sopotit, Avni AJetit, Rakoveci, Breza, Tanusha, Brodeci, Monstra, Kumanova etj, janë raste ku u vranë e u burgosen shumë ish ushtar të UÇK-së.

Kjo ShVL- UÇK nuk e ngriti zërin asnjëherë. Nënçmimet vazhdojnë edhe sot ndaj UÇK-së, e këta na dalin me deklarata pompoze por si frigacak pa emër dhe mbiemër. Ore keni sabotuar mbrojtjen e ish-UÇK me këtë SHVL – UÇK dhe dilni në mbrojtje të asaj që keni marr përsipër dhe thoni qartë se nëse nuk ndalen sulmet dhe ofendimet, do të marim këtë apo atë hap për të u mbrojtur, apo nipi nuk e lejon dajën të azganiset”, është shprehur Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale