Kjo ishte atmosfera në përcaktimin e rendit të ditës në seancën e sotme të këshillit të komunës së Tetovës. Mospajtimet konsistuan në pakënaqësin e këshilltarëve në radhët e VMRO-DPMN-ës dhe PDSH-së të cilët shprehen mospajtime për përcaktimin e rendit të ditës.
“Si Koordinator i grupit të këshillit të VMRO DPMNE-së pesë minuta para se të fillojë mbledhja jepet vendim i ri i ditës, as që dikush është njoftuar për këtë , por as edhe unë si koordinator nuk jam i njoftuar për ndryshime e rendit të ditës dhe jap përkrahje koordinatorit të PDSH-së për vërejtjen e tij. Kjo nuk është hera e parë që kabineti i Komunës së Tetovës të reagojë në mënyrë të këtillë. Mendoj që ju si kryesi e këshillit komunal duhet të na mbroni.” –shprehet Goran Jovanovski – VMRO-DPMNE.
Pas debateve polemituese mes këshilltarëve, dhe një pauze të shkurtër, grupi i këshilltarëve të VMRO-së demonstrativisht braktisi seancën.
“Ju nuk dhatë ndonjë përgjigje dhe nuk e vendosët në votim propozimin tim si koordinator i grupit të këshillit. Për këtë shkak të revoltës të grupit të Këshillit të VMRO DPMNE-së nuk do të marrë pjesë deri në fund të kësaj seance.” – shprehet Goran Janovski, VMRO-DPMNE.
I pyetur nga Tv Art se mos vallë këto fërkime mes BDI-së dhe VMRO-DPMN-së e vënë në pikëpyetje koalicionin ndërmjet këtyre dy partive, kryesuesi i këshillit komunal Hisen Xhemaili u shpreh se fërkimet ekzistojnë, por nuk do të thotë se koalicioni është në pikëpyetje.
Jo zyrtarisht mësohet se arsye për përplasjet e sotme janë disa zgjidhje kadrovike në nivel të komunës, sidomos në arsim, me të cilat këshilltarët e VMRO-DPMN-së nuk janë të kënaqur.Sidoqoftë edhe pa praninë e tyre këshillli vazhdoi seancën duke miratuar një sërë vendimesh.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...