“Rusia nuk do ta pengojë as nuk do të përzihet në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ose BE dhe do të respektojë vendimet e saj, qytetarët dhe Maqedonia këtë duhet ta vendosin vetë”, tha Aleksandar Gufin, këshilltari i parë i presidentin rus, Vlladimir Putin.
Dugin, i cili sipas shumicës është kreator i strategjisë antiperëndimore të Rusisë, së bashku me këshilltarin tjetër të Putinit, Leonid Savin, morën pjesë në diskutimin “Maqedonia në lidhjen strategjike me Rusinë dhe anëtarësimi në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik”, që e organizoi partia “Maqedonia e Vetme” e Janko Baçevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti më herët quhej Lëvizja Popullore për Maqedoninë, por u riemërua sipas shembullit të partisë së Putinit, “Rusia e Vetme”.
Me mesazhe dhe paralajmërime se perëndimi nuk është zgjidhje e mirë për Maqedoninë, Dugin dhe Savin para 300 qytetarëve në Shkup, thanë se Maqedonia duhet të mendojë edhe për opsionin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik.
Tragjike në Tiranë, makina përplas për vdekje një 7-vjeçar
Haxhiu priti në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini
Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kos...
Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore midis Shqipë...
Kurti pret në takim ambasadoren Blitt, riafirmohet partnerit...
Real Madridi detyrohet të kërkojë falje pas një postim me pë...