Liderët e vendeve anëtare të BE-së dje në një takim në Bruksel kanë mbështetur vendimin e ministrave të jashtëm për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në verën e vitit të ardhshëm.
Shefat e shteteve anëtare të BE-së, kanë përshëndetur marrëveshjen për emrin mes Athinës dhe Shkupit, si dhe atë me Sofjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mbledhje dje është thënë se marrëveshjet që ka arritur Maqedonia me Greqinë dhe Bullgarinë janë shembull i mirë për rajonin, se si forcohen marrëdhëniet ndërfqinjësore.
Përndryshe, Këshilli i Evropës në nivel të ministrave të martën rekomandoi hapje të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të 2019-së, ndërsa u kushtëzuan që të kenë përparim në reforma.
Në mbledhjen e djeshme liderët e BE-së kanë arritur marrëveshje edhe për emigrantët, duke thënë se qendrat e reja për emigrantët duhet të krijohen në shtetet e BE-së, në baza vullnetare.
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...