Sipas stacioneve që masin cilësinë e ajrit në çdo qytetet të Maqedonisë, qyteti më i ndotur për momentin është Kërçova me 403 PM10.
Pas Kërçovës vjen Strumica me 235 PM10, Kavadari me 178 PM10, Gostivari 165, Tetova 155, Karposhi 146 dhe Komuna Qendër me 110, njofton Telegrafi Maqedoni.
Te të gjithë këto vende cilësia e ajrit ka tejkaluar kufirin që është 50 PM10.
Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi ashtu sikurse qytetet tjera të Maqedonisë disa herë kanë qenë në listën e qyteteve me ajër më të ndtour në botë. Qeveria ka vendosur problemin e ndotjes së ajrit në prioritet qeveritar ndërsa opozita akuzon se asgjë nuk është ndërmarrë.
Edhe kryetari Stevo Pendarovski para disa javë mbajti takim me shoqatat ekologjike në mbledhjen e Këshillit për Siguri ku u diskutua për problemin e ndotjes së ajrit ndërsa shoqatat ekologjike atij i parashtruan katër kërkesa.

5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...