Sonte rreth ores 19:30 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Xhamisë së Larme në qytetin e Tetovës.
Në aksident janë përfshirë katër automjete, dy vetura, një automjet ngarkues dhe një mjet për punë ndërtimore.
Aksidenti është konfirmuar për Agjencinë e Lajmeve Flaka nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, nga ku bëjnë me dije se katër persona me plagë të marra nga aksidenti, janë transferuar për në Spitalin Klinik në Tetovë.
Sipas informacioneve të para policore, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ata janë transportuar me autoambulancë e cila shpejtë ka arritur në vendngjarje.
SPB-ja e Tetovës dhe ekipi hetimor poashtu kanë arritur në vendngjarje, ndërkohë njëri krah i rrugës, është i bllokuar dhe trafiku po zhvillohet me alternime.
Policia pritet detajet t’i bëjë të ditura sonte ose gjatë ditës së nesërme.
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...