Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 65 kilogram drogë të llojit marijuanë.
Sipas versionit të MPB-së, makina me targa të Shkupit që po lëvizte në drejtim të Velesit është identifikuar nga njësitë policore, por pasi ka kuptuar se do të kontrollohet ka tentuar të arratiset, shkruan Alsat.mk.
Është ndaluar nga njësitë policore vetëm pas disa minutave dhe pas kontrollit në makinë “Seat Altea” gjanë gjetur katër thasë të zinj me 65 paketime me drogë të llojit marijuanë.
Në pranga kanë përfunduar një 38 vjeçar nga Shkupit dhe një 55 vjeçar nga Kavadarci. Pas kallëzimeve penale, të njëjtit pritet të dalin para gjykatësit hetues ku edhe do të njihen me masat e kujdesit.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...