Ministri për mbrojtje i Republikës së Greqisë, Panos Kammenos, tha se deklaratat provokatore të përfaqësuesve zyrtar të Maqedonisë kundër Greqisë e dekurajojnë mundësinë e zgjidhjes së kontestit të gjatë rreth emrit në mes dy vendeve.
Kammenos këtë e deklaroi gjatë kohës të fjalimi të tij në takimin joformal të ministrave për punë të jashtme të BE-së, e cila po mbahet në Vjenë. Kammenos tha se përdorimi i termit “popull maqedonas” është në kundërshtim me marrëveshjen, njofton agjencia “ANA”, përcjell telegrafi maqedoni.
“Kjo vetëm i provokon grekët, të cilët e kanë fjalën e fundit, pa marrë parasysh rezultatin e referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, tha Kammenos.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...