Panos Kamenos, ministri grek i Mbrojtjes dhe lider i partisë së djathtë Grekët e Pavarur, e cila është një partner pakicë në qeverinë e kryeministrit majtist Alexis Tsipras, ka thënë se nuk duhet të presin rënien e qeverisë aktuale në Athinë.
“Mos prisni që qeveria të bjerë. Kjo që ne kemi rënë dakord me partnerët tanë në qeveri është e vlefshme”, tha Kamenos në një sesion të Këshillit Kombëtar të partisë së tij, transmeton ANA.Ai tha se zgjedhjet në Greqi do të mbahen “ose në tetor, në fund të mandatit katërvjeçar, apo në maj të vitit të ardhshëm”.
Kamenos theksoi se “deri në mars, ose kurdo që marrëveshja e Prespës për Republikën e Maqedonisë Veriore të vihet si temë dite në parlamentin grek, kjo nuk do të jetë çështje për diskutim me partnerin në qeveri,”
Gazeta greke “Kathimerini” njoftoi dje, se vetëm tre ditë pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm Nikos Kocias dhe paralajmërimeve të kryeministrit Tsipras se nuk do të tolerojë mospajtimet mbi çështjet e interesit kombëtar, priten mos pajtime të reja në qeverinë greke, pas votimit për nisjen e procedurave mbi reformat kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...