Afaristi Orce Kamçev ka dorëzuar padi penale ndaj ish-shefes së PSP-së Katica Janeva, djalit të saj Llazar Janev dhe prokurores tjetër speciale Lile Stefanova.
Informacionin për “Fokus” e ka konfirmuar prokurorja Villma Ruskovska, e cila tha se padia është dorëzuar sot në mëngjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kamçev e akuzon Janevën se ka krijuar grup, në të cilin e ka përfshirë edhe djalin e saj dhe prokuroren Stefanova, me qëllim që ta dëmtojnë atë dhe t’ia marrin pasurinë.
Prokurorja Lile Stefanova e udhëheq rastin “Perandoria” në të cilin i dyshuar është afaristi Jordan Kamçev. Edhe pas shpërbërjes së PSP-së, prokurori shtetëror Ljubomir Joveski e autorizoi Stefanovën që të vazhdojë të punojë në këtë rast.
Ndërsa Janeva është e dyshuar në rastin “Haraçi”, rast në të cilin dëshmitari kryesor është Kamçevi. Sipas aktakuzës, ajo së bashku me Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevskin, i kanë marrë 1.5 milionë euro Kamçevit, ndërsa si kthim i kanë ofruar lehtësim të procedurës gjyqësore në rastin “Perandoria”.
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...
Gjermani, grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publ...
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...
Durmishi i reagon Komunës: Segmenti i rrugës “Mon Balaj” nuk...
“Auuu…”, Kushtrimi pyetet për Sasën: A të ka marrë malli?