Sot (01.09.2020) SPB Shkup, Njësia për krim ekonomik deri tek Prokuroria Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër M.A. 34 vjeçar, nën dyshimin se personi në fjalë është kryerës i veprës penale “ndërtim i paligjshëm”, në bazë të Nenit 244-a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo padi është dorëzuar në lidhje me ndërtimin e paligjshëm tek Mavorvasja, në Shkup.
Ndërkohë edhe kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se edhe Qeveria së shpejti do të sjell vendime në bazë të të cilave do të mund të zgjidhet problemi me këtë ndërtim të paligjshëm.
“Sot së bashku me shërbimet juridike i shqyrtuam të gjitha modelitetet e shumë çështjeve, ndërsa një prej tyre është edhe objekti tek Mavrovasja, problem i cili sfidon qendrën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkupit dhe një sfidë për të cilën qytetarët reaguan me të drejtë. Sot do të sjellim vendime konkrete, nuk do të doja paraprakisht t’i them, sepse vendime sjellë Qeveria, e jo kryeministri”, tha Zaev.
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...