Ish sekretari i SHBA-së John Kerri dhe biznesmeni amerikan Tim Kolins janë takuar sot në Beograd, pa asnjë paralajmërim, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e shtetit Ana Brnabiq.
Sipas një deklarate të lëshuar nga kabineti i presidentit Vuçiq temë e bisedimeve ishte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit në rajon. Gjithashtu, thuhet se në këto takime është diskutuar edhe për investimet amerikane në Serbi.
Në deklaratë bëhet e ditur se Serbia do të investojë edhe më shumë në zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit.
“Forcimi i sektorit të teknoligjisë së informacionit do të rrisë zhvillimin e ekonomisë serbe dhe do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e prodhimit të brendshëm”, thuhet në deklaratën e presidencës serbe.
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...