Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të enjten e ka nominuar diplomatin Christopher Hill për ambasador në Serbi.
Hill, u larguar nga shërbimi i jashtëm që nga viti 2010 pasi shërbeu si ambasador në Irak, shkruan AP.
Gjatë karrierës së tij, ai kishte ndihmuar në negociatat për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Bosnje Hercegovinë në vitin 1995, transmeton arbresh.info.
Po ashtu ishte edhe kryesues i delegacionit amerikan që në vitin 2003 në bisedimet me gjashtë vende të botës kishin për qëllim të bindnin Korenë e Veriut të hiqte dorë nga programi i tyre bërthamor.
Hill ishte ambasadori i Amerikës në Maqedoni të Veriut, Poloni dhe Kore të Jugut si dhe ishte i dërguar special në Kosovë. Ai u emërua si ndihmës sekretar shteti për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë administratës së George Ë. Bush.
Po ashtu ai aktualisht është një profesor në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia
Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019.
Ai ka përkrahur në vazhdimësi procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe shumë herë ka dalë me deklarata të forta se “Shtetet e Bashkuara dhe Kosova do të mbeten përherë vende mike.” /arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...