Maqedonia gjendet në listën e vendeve në të cilat jetohet më me shumë stres.
Nga vendet e rajonit, Maqedonia gjendet në top listën në të cilën jetohet një jetë shumë stresuese.
Në listë vendi ynë gjendet në pozitën e 9-të, ndërsa lideri i kësaj liste është Nigeria, transmeton TetovaSot.
Renditjen e ka bërë uebsajti amerikan Bloomberg i cili i ka vlerësuar vendet sipas shtatë kritereve.
Në ta përfshihet shkalla e vrasjeve, fuqia blerëse, pabarazinë e të ardhurave, korrupsioni, papunësia, ndotja e ajrit dhe jetëgjatësia.
Në top dhjetëshin e listës përfshihen vendet si Afrika e Jugut, El Salvador, Mongolia, Guatemala, Kolumbia, Pakistani, Xhamajka dhe më pas vjen Maqedonia dhe Bolivia.
Në hulumtim janë përfshirë 74 vende, dhe nga vendet e rajonit më të afërt me ne është Bosnja dhe Hercegovina (13), Bullgaria (23), Serbia (28), Greqia (30) dhe Kroaci (36).
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...