Udhëheqësi i sektorit për punë ekonomike dhe bashkëpunim ndërkufitar në Delegacionin e BE-së në Shkup, Frek Janmaat, sot deklaroi se Maqedonia e Veriut do të merr datë në muajin tetor, për të nisur negociatat për anëtarësim në BE.
Ai thotë se për kët duhet të pritet deri në tetor, por u shpreh i bindur se kjo do të ndodh. Janmaat këto deklarata i bëri në diskutimin e sotëm dedikuar projektit për qasje të barabartë për drejtësi efektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ky projekt vjen në një moment të mirë para vendimit të BE-së në muajin tetor. Në kuadër të tij janë përfshirë qeverisja e të drejtës dhe mjedisit jetësor. Qeverisja e të drejtës është kapitulli i parë i cili hapet, ndërsa mjedisi jetësor është më i madh me numër më të madh të ligjeve të cilat legjislacioni maqedonas duhet t’i miratojë me legjislacionin evropian”.
“Projekti vjen në dritë të vendimit për fillimin e negociatave. Jam i lumtur që BE-ja mund ta mbështesë këtë projekt për drejtësi efektive, të zbatuar nga Florazom dhe Asociacioni për të drejtë ekologjike dhe menaxhment nga Hungaria”, theksoi Janmaat./Telegrafi/
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...