Herët në mëngjes janë regjistruar dy tërmete në Maqedoninë e Veriut.
Njëri nga të cilët ka qenë 120 kilometra në juglindje nga Shkupi, në rajonin epiqendror të Strumicës, ndërsa i dyti 70 kilometra në juglindje nga Shkupi dhe vjen nga rajoni epiqendror Shën Nikollë – Shtip, kumtoi Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup.
Tërmeti i parë është regjistruar në orën 4 e 55 minuta me Magnitudë lokale sipas Rihterit ML.
2.2 dhe intensitet prej tri ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata në Strumicë dhe rrethinë, ndërsa i dyti ka ndodhur në orën 6 e 32 minuta me Magnitudë lokale të Rihterit ML 2.0 dhe intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës Makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata në Shtip dhe rrethinë.
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...