Izolimi 4 ditor që nis sot në orën 16 dhe do zgjasë deri të martën në orën 5 të mëngjesit i parapriu një rrëmuje të vërtetë në kryeqytet.
Në rrugët kryesore të Shkupit ishin krijuar kolona të gjata makinash.
Të gjithë nxitonin njëkohësisht për të kryer obligimet. Radhët e gjata nuk mungonin as para supermarketeve, bankave, apo edhe mishtoreve.
Qytetarët si gjithmonë preferuan të mos flasin, por prapa kamerave thonë se do të furnizohen me më shumë produkte ushqimore që të mos ndodhë të ju mungojë ndonjë gjë.
Kishte edhe nga më pak fatlumët që kishin bërë furnizimin me ushqime, mirëpo i ishin rikthyer radhës së gjatë para marketeve, sepse kishin harruar pa blerë një apo dy produkte.
Në lokacionet që vizituam distanca nuk respektohej pothuajse askund./alsat
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...