Ivanov ka vazhduar me kritika ndaj faktorit ndërkombëtar për të cilin ai mendon se ndikojnë në punën e brendshme të Maqedonisë.
Ankesat e reja të kryetarit Ivanov janë bërë në Forumin Global në Baku, Azerbajxhan.
”Standardet e dyfishta të praktikuara deri tani në Maqedoni na kanë penguar të drejtën tonë për pasjen e identitetit dhe prosperitetit si shtet. Maqedonisë i janë bllokuar rrugët për integrim në NATO dhe BE. Në Maqedoni, definitivisht mund të them se ka ndodhur një shembje e veprimtarisë së faktorit ndërkombëtar.” ka thënë mes tjerash Ivanov, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Në skenë, në kohë krizash për qytetarët tonë ka dy ide: shpresë dhe frikë. Qytetarëve të Maqedonisë ju është shuar shpresa dhe ka mbetur frika.” saktësoi Ivanov në Forumin Global në Baku, Azerbajxhan.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...