Gjatë vizitës së sotme në Maqedoni, Përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka takuar edhe presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale politike në vend.
Siç njofton zyra e Ivanovit, në lidhje me vendimin e tij rreth mos dhënies së mandatit për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, Ivanov thotë se në pajtim me Kushtetutën, nuk do ta emërojë si mandatar për konstituimin e qeverisë gjithsecilin që do të negociojë për platformat e shteteve të tjera, me të cilat rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitariteti i shtetit.
“Me platformën post-zgjedhore shkelet Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, ndërsa Maqedonia vihet në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë prej një shteti tjetër. Qytetarët në zgjedhje votuan për reforma evropiane dhe jo për platformë post-zgjedhore të një shteti të huaj”, theksoi Ivanov.
Ivanov shtoi se hapja e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian do ta japin stimulimin e nevojshëm për intensifikimin e proceseve reformuese në këto sfera kyçe dhe do t’i rrumbullakojë përpjekjet e BE-së për tejkalimin e krizave politike në Republikën e Maqedonisë.
Kurse, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogerini, theksohet të ketë thënë se ka mirëkuptim të tërësishëm për ndërlikueshmërinë e situatës dhe rolin e presidentit në ballafaqimin me sfidat politike.
Mogherini theksoi se i kupton aspektin juridik dhe politik, relevantë për tejkalimin e situatës politike dhe se është e gatshme të ndihmojë që kriza aktuale politike të mos rritet në ndëretnike, madje edhe në krizë gjeopolitike. Mogherini shprehi bindjen se faktorët politikë në Republikën e Maqedonisë mund të gjejnë dalje nga situata.
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...