Gjorge Ivanov, kryetar i Maqedonisë, është duke mbajtur fjalimin e tij vjetor para Kuvendit dhe qytetarëve të Maqedonisë. Në fjalën e tij, Ivanov kërkon pajtim kombëtar dhe mënjanim të mospajtimeve që e kanë ndarë shoqërinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në fjalimin e tij, Ivanov drejton gishtin kah kundërzbulimi i shtetit, si burimi kryesor i krizës politike në vend. Më poshtë ndajmë disa pjesë nga fjalimi i tij.
”Liderët e pushtetit dhe opozitës duhet të kenë komunikim të ndërsjellë në interes të shtetit dhe qytetarëve. Është normale që njerëzit të ketë mospajtime, por nuk është normale që këto mospajtime të na shkatërrojnë. Nuk duhet të kemi revanshizëm politik, përndjekje, por na duhet pajtim.
Rruga drejt pajtimit shkon përmes të drejtës, dhe e drejta shkon përmes të vërtetës. Çdoherë kur Maqedonia ka qenë në situata të vendimeve kyçe, janë paraqitur kriza që i kanë paralizuar institucionet, e kanë ndarë shoqërinë.
Të gjitha krizat politike kanë patur një mentor dhe në krizën e fundit është gjetur ky mentor, e kjo është reforma e thellë. Flakëdhënësi i të gjitha krizave është vetëm në një vend, e kjo është Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, e cila është keqpërdorur. Udhëzimet e Priebe-së nuk janë zbatuar ende.
Ende jemi peng të atyre që kanë montuar raste dhe kanë krijuar procese, duke keqpërdorur pozitën. Prioritet i Qeverisë duhet të jetë reforma sistemore e institucioneve të sigurisë kombëtare të vendit”, thotë Ivanov.
Sipas tij, Maqedonia ende nuk i ka realizuar dhe zbatuar vërejtjet dhe udhëzimet për reforma, sidomos ato të Priebesë./Telegrafi/
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...