Kompania shtetërore italiane e transmetimit të Energjisë, TERNA është duke avancuar në ndërtimin e një linje kabllore nënujore për transmetimin e energjisë elektrike me Malin e Zi, e parashikuar për të nisur nga transmetimi i energjisë në vitin 2017. Me ndërtimin e saj Shqipëria humbi përfundimisht mundësinë për të tranzituar në periudhë afatmesme energjinë nga Ballkani në Itali dhe anasjelltas, kur dihet se interesi i kompanive shtetërore italiane ka qene shumë i madh që linja e transmetimit të energjisë me kabull nënujor të niste nga Shqipëria, nisur nga distanca e shkurtër qe mundësonte projektin me kosto më të ulët.
Në vitin 2007, qeveria shqiptare nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me administratorin e përgjithshëm të kompanisë“Enel”, Fluvio Conti, për zhvillimin e sistemit energjetik shqiptar.
Në themel të marrëveshjes ishte ndërtimi i një termocentrali me qymyr në rajonin e Durrësit nga gjiganti italian i energjisë. Investimi kapte një vlerë prej 1.9 miliardë dollarësh dhe në të përfshihej edhe ndërtimi i një linje të re transmetimi nënujore për energjinë drejt Italisë.
Por përpjekjet gati 6 vjeçare me Shqipërinë nuk kanë rezultuar të suksesshme ndaj fqinjët italianë e kanë finalizuar projektin e transmetimit të energjisë me Malin e Zi.
Punimet janë duke avancuar. Investimi nga TERNA kap një vlerë 760 milionë euro, ku 100 milionë euro ishin investime në rrjetin ekzistues në Malin e Zi.
Linja e transmetimit të energjisë me kabull nënujor do të lidhë Italinë me Ballkanin nëpërmjet në 415 kilometër me kapacitet 400 kilovolt nga Villanova në Kotorr me një kapacitet transmetues prej 1,000 megavat.
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut