Ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami ka kandiduar për tu bërë prokuror në Prokurorin e Lartë në Shkup mëson ekskluzivisht, Zhurnal.
Ditë më parë Agjencia e Lajmeve Zhurnal raportoi se ai e ka të sigurt pozicionin e gjykatësit në Gjykatën Administrative në Shkup.
Por ai ka ndërruar mendjen në momentet e fundit dhe para 3 ditëve aplikoi në Prokurorin e Lartë në Shkup për pozitë prokuror.
Bajrami konkuroi në Prokurorin e Lartë në Shkup dhe mundësit janë të mëdha që ai të emërohet në këtë post të rëndësishëm dhe me përgjegjësi të lartë në Maqedoni.
Bajrami është dëshmuar si profesionist i vërtet në gjitha pozitat shtetërore si në postin e ministrit të punës sociale, pastaj si zëvendës ministër në polici dhe në transport.
Nga ana tjetër përfaqësimi i shqiptarëve nëpër prokuritë e Maqedonisë ende mbetet shqetësim i madh, përqinjda është tepër e ulët të cilën e konstaton në raportin e fundit edhe Avokati i Popullit.
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...