Nga 15 marsi deri më sot, Inspektorati Shtetëror për Bujqësi ka kryer 4.100 inspektime fitosanitare, të cilat mundësuan që eksporti dhe importi i produkteve bujqësore të kryhen në gjendje të jashtëzakonshme pa asnjë vonesë.
Nga Inspektorati thonë se të gjitha pikat e kontrollit kufitar, si dhe pikat e kontrollit brenda vendit, funksionojnë çdo ditë.
“Personat juridikë që eksportojnë dhe importojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut deklaruan se janë të kënaqur me efikasitetin e punës së inspektorëve, të cilët japin kontribut të rëndësishëm në vendosjen e produkteve bujqësore vendase. Vetëm sot, deri në orën 4 pasdite, në pikën kufitare të Tabanoc, 87 ekzaminime fitosanitare janë kryer nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi”, thuhet në deklaratë./telegrafi
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...