Një anëtar i këshillit zgjedhor në vendvotimin 2546 në shkollën fillore “Kiril dhe Metodij” në Shkup , lajmëroi një incident sot në polici.
Sic informoi për MIA zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski, S.S anëtar i këshillit zgjedhor raportoi se kishte mosmarrëveshje verbale.
Pasi anëtarët e këshillit zgjedhor përfunduan votimin e personave të moshuar dhe me nevoja,ata sollën kutinë e votimit në shkollën fillore “Kiril dhe Metodij” me qëllim që të mbyllnin votimin. Në atë moment, erdhi T.B dhe e thirri S.S në oborrin e shkollë ku filloi kërcënimet verbale me fjalë kërcënuese pas së cilës ai u largua në një drejtim të panjohur”, tha Angelovski.
Nga MPB thonë se po punohet në zbardhjen e rastit.
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...