Gjithsej 53 deputetë votuan “për” ligjin e ri për pagat e deputetëve, me të cilin parashihet që deputetët ta humbin të drejtën e marrjes së pagës nëse dënohen me burg më shumë se gjashtë muaj.
Asnjë deputet nuk votoi kundër, ndërsa Talat Xhaferi votoi “i përmbajtur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk jam i bindur në zgjidhjen e ligjit dhe për këtë arsye do të jem ‘i përmbajtur’, por jam i detyruar të respektoj procedurat e Kuvendit”, tha Xhaferi.
Ligji i ri për pagat e deputetëve është kështu: “nëse deputeti është i dënuar me vendim të plotfuqishëm me dënim më të madh se gjashtë muaj, e humb të drejtën për pagë, marrje tjera personale dhe kompensim të harxhimeve të rrugës”.
Propozues të këtij propozim-ligji ishin Snezhana Kalleska-Vançeva, Goran Misovski, Muhamed Zeqiri, Sonja Mirakovska, Rexhep Memedi dhe Rexhail Ismaili.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...