Hungaria ka dërguar policë në Bosnje dhe Hercegovinë për të ndihmuar Milorad Dodikun të largohet nga vendi në rast arrestimi, shkruan media zvicerane Schweizer Fernsehen (SRF).
“Me mbështetje për Dodikun, veprojmë si kundërpeshë ndaj Perëndimit që po ushtron presion mbi të”, ka thënë zv/ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Levente Madar, për SRF.
Ai nuk sheh problem në kërcënimet e vazhdueshme të Dodikut për shkëputje, të cilat destabilizojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Përkundrazi, ai mendon se Perëndimi “me politikën e tij në fakt po i shtyn drejt ndarjes serbët e Bosnjës”.
Në ditën kur u dha vendimi i shkallës së parë për Milorad Dodikun në muajin shkurt, rreth 70 oficerë hungarezë ishin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Zyrtarisht, ata duhej të merrnin pjesë në një stërvitje të përbashkët me policinë e Republikës Serbe. Megjithatë, SRF shkruan se misioni i tyre real ishte ndihma ndaj Dodikut për të ikur, nëse Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës do të lëshonte urdhër-arrestin./abcnews
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik