Rezoluta e Parlamentit Evropian me të cilën kërkohet që Hungaria të ekstradoj ish kryeministrin Nikolla Gruevski, nuk ka asnjë vlerë, ka thënë Sekretari Shtetëror për komunikim ndërkombëtar në kabinetin e Orbanit, Zolltan Kovaç.
“Procedura për azil politik të Gruevskit nuk është punë politike por juridike. Parlamenti Evropian nuk ka asnjë lidhje me ekstradimin e Gruevskit dhe ajo çfarë bënë është futja e hundës në punë që nuk i takojnë. Besoj se shumica e deputetëve votuan për rezolutën, edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me rastin Gruevski. Mëkati më i madh i Gruevskit është se ndërtoi rrethore dhe u vendos në mbrojtje të Evropës nga terrorizmi dhe migrimi”, ka thënë Kovaç, transmeton SHENJA.
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...