Në një intervistë në faqen e “Balkan Insight” diplomati amerikan Hoyt Yee, i cili është në një vizitë në Ballkan, tha se ai besonte që Presidenti Gjorge Ivanov do të bëjë “gjënë e duhur” dhe do t’ia jap mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për të formuar një qeveri.
“Presidenti, me të cilin jam takuar dhe kishim një bisedë shumë të mirë, i ka kuptuar pritjet tona. Ne presim qeveri, presidenti, ta bëjë atë që është e nevojshme për të përmbushur standardet demokratike “, ka thënë Yee në një intervistë.
“Ne besojmë se duhet të caktohet mandati i këtij koalicioni që ka shumicën në parlament për të formuar një qeveri dhe për të filluar arritjet e këtyre reformave që janë të nevojshme për Maqedoninë për të ecur përpara në rrugën demokratike”, ka thënë mes tjerash diplomati amerikan Hoyt Yee./TetovaSot/
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...