Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Muhamed Hoxha, sot në konferencë për shtyp tha se në seancën e djeshme, Qeveria e ka miratuar planin për vaksinimin e popullsisë.
Hoxha tha se vaksinimi do të bëhet në tre faza.
““Vaksina në Republikën e Maqedonisë do të realizohet në 3 faza, me ç’rast janë përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve. Fazat e vaksinimit do të varrën nga arritja e vaksinave në vendin tonë dhe grupeve me prioritet në vendin tonë. Tre grupe kryesore janë me prioritet që të mund të sigurohet funksionimi i sistemit shëndetësor, të mbrohen personat me rrezik më të lartë nga sëmundja, komplikimet dhe vdekja dhe të realizohen shërbimet themelore të infrastrukturës kritike”, tha Muhamet Hoxha.
Ndërkohë i pyetur se pse deri tani nuk kanë arritur vaksinat në vendin tonë, Hoxha tha se Ministria e Shëndetësisë do të njoftoj detajisht opinionin lidhur me këtë./Telegrafi/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...