Një ditë pas helmimit të dhjetëra nxënësve dhe profesorëve në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, në Shkup, ministri i Arsimit në Maqedoni, Abdilaqim Ademi bëri thirrje për rritjen e sigurisë brenda objekteve shkollore.
Ai sqaroi se, incidentin e së mërkurës e ka shkaktuar një ish-nxënës i shkollës, ku ndodhi ngjarja, dhe se të gjithë nxënësit, që u prekën nga helmi, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Bëjmë apel te të gjithë drejtuesit e shkollave në Republikën e Maqedonisë, që të kujdesen më tepër rreth sigurisë së nxënësve brenda shkollës, brenda oborrit, që nxënësit të ndihen të sigurtë nëpër shkolla”, tha Abdilaqim Ademi, ministër i Arsimit në Maqedoni, percjell Top Channel ne Tirane.
Ministri Ademi bëri të ditur se, në mesin e të helmuarve ka edhe nxënës maqedonas, ndaj dhe bëri thirrje që rasti të mos keqpërdoret për qëllime politike. Ai kërkoi gjithashtu, që autori i incidentit të ballafaqohet sa më parë me drejtësinë.
“Përkatësia etnike e nxënësve duhet të jetë më pak e rëndësishme, por më e rëndësishme është që kjo ngjarje e rëndë të mos keqpërdoret për qëllime politike. Ne duhet të solidarizohemi me nxënësit dhe familjet e tyre dhe të jemi pranë tyre”, tha Abdilaqim Ademi.
Ndërkohë, të enjten, mësimi në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” është zhvilluar pa probleme. Megjithatë, drejtoresha Jovanka Asprovska, edhe përkundër interesit të gazetarëve nuk është prononcuar për ngjarjen e rëndë, që ndodhi një ditë më parë në institucionin që drejton ajo.
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...
“Në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës”, Kamberi ...
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Ibrahim Kargbo Jr