
Evropski komesar Johanes Han govori na konferenciji za novinare posle sastanka sa ministrom spoljnih poslova Srbije Ivicom Dacicem, danas u Briselu. Uz vest Bete. (BETAPHOTO/European Commission/Etienne Anso/DS)
Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni në kuadër të së cilës do të ketë takime politike dhe me përfaqësues të sektorit qytetar.
Han siç u konfirmua deri tani zyrtarisht, do të ketë takime me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me liderët e BDI-së Ali Ahmeti, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela, njofton MIA.
Në kuadër të vizitës, eurokomisari do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.
Vizitën në Shkup, eurokomisari Han e paralajmëroi javën e kaluar në Tuiter pas takimeve në Bruksel me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov.
“Me padurim e pres vizitën time në Shkup, javën e ardhshme, në kuadër të së cilës do të realizoj takime politike, por edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile”, publikoi Han.
Ai në twiter si të shkëlqyeshëm e vlerësoi takimin me Osmanin dhe Dimitrovin.
“Besoj se Qeveria do ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe se do t’i shohim rezultatet nga reformat e mëtejshme deri nga fundi i vitit. Për këtë nevojitet bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, duke përfshirë edhe opozitën”, tha Han.
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...