Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembull për rajonin. Ky është konstatimi i eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hahn i cili lidhjen e BE-së me Ballkanin perëndimorë e vlerëson si të rëndësisë së veçantë.
Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, Hahn ka shtuar se vendet anëtare të BE-së do ta vlerësojnë progresin e Maqedonisë duke mos përjashtuar mundësinë për dhënien e datës për bisedime me BE-së që në qershor. “Ballkani Perëndimor ka dritaren e hapur për mundësitë e vërteta. Megjithatë, anëtarësimi në BE është sfidë e rëndë e cila kërkon përpjekje të forta dhe të përbashkëta. Ka shumë punë për të bërë. Vendet e ardhshme anëtare duhet t’i respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtim me to, duke mos harruar edhe bashkëpunimin rajonal”, ka shtuar eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn./AlsatM/
Bie pushteti 16-vjeçar i Orbanit – Gjithçka që duhet të dini...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...