Komisionari evropian i Zgjerimit, Johannes Hahn nuk do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare për Maqedoninë e Bashkuar, organizatorja e protestave kundër mandatimit të Zoran Zaevit dhe partive shqiptare për krijimin e Qeverisë së re.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç pohoi se Hahn ka marrë disa kërkesa për takime, por 3 anëtarët e Parlamentit Europian që e shoqërojnë, Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl, do të diskutojnë vetëm me përfaqësues të partive politike maqedonase.
“Takimet do të përqendrohen vetëm te figurat politike, – shpjegoi Koçijançiç.
– Është e vërtetë se ka edhe kërkesa të tjera dhe se, shpeshherë kur udhëton në këtë vend, përpiqet të takohet me sa më shumë bashkëbisedues që të jetë e mundur. Por këtë herë, agjenda nuk lejon takime të tjera”.
Komisionari do të mbërrijë në Shkup të martën. Drejtues të nismës që kundërshton “platformën shqiptare” kishin kërkuar një përballje me të, por duket nuk do ta kenë këtë mundësi.
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...